Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDA

Titulli më i vështirë në histori

Titulli më i vështirë në histori


17 May, 2014 @21:42

Mesfushori turk i Atletico Madridit, Arda Turan, duke folur për mediat turke pas ndeshjes së zhvilluar në Camp Nou sonte, ku ekipi i tij u shpall kampion i Spanjës ka thënë: 

“Kemi kryer një punë të shkëlqyer. I uroj të gjithë bashkëlojtarët. E kemi fituar njërin ndër titujt më të vështirë në histori, pasi që kemi thyer Barcelonën me Lionel Messin dhe Real Madridin me Cristiano Ronaldon për të arritur këtë titull,” është cituar të ketë thënë Turan për NTV Spor pas triumfit në Camp Nou. 

Turku që po gëzon popullaritet të madh në Madrid, ku është bërë njëri ndër idhujt e tifozërisë Rojiblanco, është njëri ndër futbollistët më të vlerësuar te Atletico Madrid pas Diego Costas. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga