BELGJIKË

Besnik Hasi bën kampion Anderlechtin
18 May, 2014 @16:31
Besnik Hasit dhe ekipit të tij i duheshte vetëm një pikë nga ndeshja e sotme për të arritur titullin e kampionit të Belgjikës.
Por gjakovari modest, Hasi, kishte përgatitur ekipin për fitore përsëri. Motivimi që i dha ai ekipit prej se morri drejtimin e klubit muaj më parë - ka befasuar shumëkë.
Nga një ekip që stinorin e llogariste të dështuar, Hasi ka arritur t’i kthejë futbollistët e njejtë në luftë për titull dhe në fund edhe u shpall kampion me fitoren e sotme prej 3-1 ndaj Lokerenit.