Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Arrihet marrëveshja, pritet zyrtarizimi!

Arrihet marrëveshja, pritet zyrtarizimi!


18 April, 2022 @18:44

Trajneri holandez Erik ten Hag, pritet të zyrtarizohet shpejt te Manchester United, ka bërë të ditur pak minuta më parë Fabrizio Romano, në llogarinë e tij personale të Twitter.

Sipas tij, marrëveshja mes trajnerit dhe klubit është pranë nënshkrimit, ndërsa është folur edhe për kandidatin për stafin ndihmës të ten Hagut, ku favorit është Mitchell van der Gaag.

Gjithashtu, Manchester United dhe Ajax janë duke diskutuar edhe punën e klauzolës 2 milionë euroshe, për të cilën nuk pritet të ketë shumë vonesa.

Pas largimit të Ole Gunnar Solkjaer nga posti i trajnerit, Manchester United emëroi gjermanin Ralf Rangnick si të përkohshëm deri në fund të këtij stinori 2021/22.

Rangnick prej sezonit tjetër do të bëj punë menaxheriale në klub, derisa kryetrajneri si duket veçse është siguruar!

Ten Hag 52-vjeçar gjatë karrierës së tij si trajner, në 5 vitet e fundit është duke punuar te Ajax.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League