KUQEZINJTË
Arrijnë në rezidencë
Teksti: FSHF
20 June, 2016 @15:07
Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka zbritur sot në aeroportin e Brestit në orën 12.40. Ndryshe nga të gjitha udhëtimet e tjera ekipi nuk zbriti në aeroportin e Lanionit.
Kjo për shkak të motit të keq, që është i pranishëm në zonën e Bretanjës.
Me të zbritur në Brest, skuadra ka qëndruar për rreth 50 minuta në një sallë të përgatitur enkas për të.
Më pas ka mbërritur autokolona me mjetet e transportit dhe skuadra është nisur drejt Perros Guirec.
Rreth orës 15.00 është kthyer në rezidencën e saj në hotel L’ Agapa. Ajo do të zhvillojë stërvitjen e ditës në orën 18.00.