Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILIANI I RADHËS

Arsenal konfirmon Willianin

Arsenal konfirmon Willianin


14 August, 2020 @11:30

Arsenal ka konfirmuar se ka arritur të bind brazilianin Willian për tu bërë pjesë e skuadrës nga Emirates.

Willian 32 vjeçar ka ardhur si lojtar i lirë, pas që i përfundoi kontrata me Chelsean këtë verë dhe mbeti lojtar i lirë.

Me këtë mesfushori i krahut i bashkohet kontigjentit brazilian të verilondinezëve nga pjesa Perëndimore e qytetit pas David Luizit dhe Gabriel Martinellit.

Willian që kishte ardhur te Chelsea nga Shakhtari ukrainas ka bërë mbi 300 paraqitje për Chelsean në Premier Ligë duke fituar dy tituj të Premier Ligës, Kupën FA dhe Europa Ligën.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League