Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTIER I RI NE EMIRATES

Arsenal nënshkruan me bashkëlojtarin e Celinës

Foto: Arsenal.com

Arsenal nënshkruan me bashkëlojtarin e Celinës


21 September, 2020 @19:35

Arsenal ka siguruar shërbimet e portierit islandez të Dijonit Runar Alex Runarsson.

Klubi ka zyrtarizuar transferimin e tij që vjen nga ekipi i Bersant Celinës, Dijon.

Shuma e transferit është 1.1 milionë euro, ndërsa kontrata e islandezit me topçinjtë është katër-vjeçare.

Islandezi 25-vjeçar që ka qenë pjesë e Dijonit që prej 1 korrikut të vitit 2018 ka bërë 13 paraqitje në sezonin e kaluar për francezët.

Ai ka ardhur te Arsenal për të qenë rezervë i Bernd Lenos, pas largimit të Emiliano Martinezit në drejtim të Aston Villës.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League