Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL FITON DERBIN E LONDRËS

Arsenali kryen punë shpejt, rimerr kreun

Arsenali kryen punë shpejt, rimerr kreun


2 May, 2023 @23:01

Pak më shumë se gjysmë ore lojë i janë dashur Arsenalit për të shënuar tri herë në portën e Chelseat, ndërsa Granit Xhaka ka bërë dy asistime në fitoren e ekipit të Mikel Artetës 3-1 [Odegaard 18, 31, Jesus 34 - Madueke 65].

Me fitore, Arsenal i është kthyer kreut të Premier Ligës duke lënë pas Manchester Cityn. Arsenal ka 78 pikë nga 34 ndeshje, ndërsa City 76 pikë nga 32 ndeshje.

Granit Xhaka ka pasur edhe një rast të mirë për të shënuar, por goditja e tij u mbrojt nga Kepa. Në pjesë të dytë Chelsea shënoi golin e nderit me Tristan Madueken 21-vjeç, që shënoi golin e parë të tij në Premier Ligë.

Chelsea në krizë, mbetet pa fitore që prej 11 marsit, ndërsa ekipi ka vetëm 39 pikë dhe është në pozitën e 12 të renditjes. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League