Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALENCIA - ARSENAL

Arsenali në finale të Europa Leagues

Arsenali në finale të Europa Leagues


9 May, 2019 @22:55

Skuadra londineze, Arsenal, duke e mposhtur Valencian në të dyja ndeshjet gjysmëfinale të Europa Leagues, u kualifikua në finale, që do të mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Arsenali në ndeshjen e parë e kishte mposhtur Valencian me rezultat 3-1, derisa sonte në stadionin “Mestalla”, doli triumfues me rezultat 2-4.

Pierre-Emerick Aubameyang, shkëlqeu duke shënuar hat-trick (17’, 69’, 89’), derisa shënoi edhe Alexandre Lacazette në minutën e 50’.

Golat e Valencias erdhën nga Kevin Gameiro (11’, 58’).

Finalja e Europa Leagues do të luhet më 29 maj, derisa kundërshtari i Arsenalit do të jetë fituesi nga dueli Chelsea - Frankfurt, ku aktualisht po luhen vazhdimet.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League