ARSENAL-LEICESTER
Nga ferri në parajsë!
11 August, 2017 @22:50
Debutim me gol për Alex Lacazette. Francezi shënoi golin më të shpejt të një debutuesi në Premier Ligë. Granit Xhaka përmirësoi lojën në pjesë të dytë dhe ishte vendimtar me dy asistime në fund, kur Arsenal riktheu ndeshjen, ndërsa Leicester tregoi se mbrojtjet e dobëta nuk i fal.
Përfundimtarja, 4-3 fitoi Arsenali në përballjen e parë të stinorit të ri të Premier Ligës, që solli emocione, rikthime, përmbysje dhe në fund, frymëmarrje të thellë, lehtësuese për Arsene Wengerin, që luajti me disa mungesa kyqe në mbrojtjen e Topçinjëve.
Arsenali avancoi 1-0. Leicester barazoi dhe kaloi në avantazh, 1-2. Por ekipet shkuan në pushim me barazim 2-2.
Mysafirët nuk lëshuan pe, avancuan përsëri, 2-3, me kombinimin e dyshes më të famshme në ekip, Riyad Mahrez dhe Jamie Vardy.
Në fund, ndërrimet e Wengerit u treguan vendimtare. Aaron Ramsey dhe Olivier Giroud për 2 minuta (83’ dhe 85’) shfrytëzuan dy asistimet e Granit Xhakës për të përmbysur Leicesterin nga 2-3 në 4-3 dhe për t’i sjellë tre pikët në fillim të stinorit për adhuruesit e ‘dridhur’ në Emirates.
Arsenal vs Leicester City 4-3 - All Goals… by gameofsports