Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Arsenali nuk gabon

REUTERS

Arsenali nuk gabon


28 September, 2013 @21:22

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në këtë xhiro, në të cilën kanë humbur pikë skuadrat konkurente për titull si Manchester United, Tottenham, Chelsea dhe Manchester City.

Ekipi i Arsene Wenger kaloi në epërsi me golin e gjermanit 18 vjeçar, Serge Gnabry, në minutën 58’, derisa vetëm katër minuta më vonë epërsia u dyfishua me golin e futbollistit në formë, Aaron Ramsey.

Mbrojtësi uellsian i Swanseat, Ben Davies, e realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën 82’ të ndeshjes.

Tabela dhe rezultatet.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League