Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EMIRATES

Arsenali, “poker” ndaj Watfordit

Foto: Premier League Official

Arsenali, “poker” ndaj Watfordit


2 April, 2016 @17:58

Me dy gola në pjesën e parë dhe me dy të tjera në të dytën, Arsenali ka shënuar fitore të lehtë ndaj skuadrës së Watfordit, skuadra e cila i eliminoi nga FA Cup disa javë më parë. Londinezët e drejtuar nga Arsene Wenger serinë e golave e hapën që në minutën e 4’ me golin e kilianit Alexis Sanchez, ndërsa epërsia u dyfishua nga i riu Iwobe.

Me pjesën e parë që u mbyll 2-0, skuadra e Arsenalit shënoi edhe dy herë në pjesën e dyë përmes Bellerin e Walcott për ta përmbyllur takimin me poker golash.

Kjo fitore bën që Arsenali të arrijë kuotën e 58 pikëve, 8 më pak se lideri Leicester City, ndërsa Watfordi mbetet në pozitën e 14.

TABELA AKTUALE PREMIER LEAGUE


Alexis Sanchez Goal - Arsenal 1 - 0 Watford… by sport-24hd


 
Të gjitha lajmet nga