SI DREJTOR SPORTIV
![Arsim Abazi zyrtarizohet te Ferizaji Arsim Abazi zyrtarizohet te Ferizaji](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Arsim_Abazi_coach_tact.jpg)
Arsim Abazi — dikur trajner i Ferizajit, prej sot merr pozitën e drejtorit sportiv në klub.
Arsim Abazi zyrtarizohet te Ferizaji
13 June, 2023 @14:14
Ish-futbollisti e tash i njohur edhe si trajner, Arsim Abazi, është emëruar sot drejtor sportiv i Ferizajit, ka bërë të ditur klubi bardhekaltër, pasi që nuk arriti të sigurojë mbijetesën në Superligë për edicionin 2023/24.
Së fundi, “Cima” siç e thërrasin ata që e njohin nga afër, ka punuar me grupmoshat e Kosovës U-17, ndërsa një kohë ka qenë edhe trajner i Ferizajit.
Duke qenë njohës i mirë dhe profesionist i pakompromis, Ferizaji ka bërë të ditur se Abazi tash e tutje do të punojë si drejtor sportiv i ekipit.
“FC Ferizaj e ka kënaqësinë të ju informoj se Arsim Abazi është i përzgjedhuri i klubit për pozitën e drejtorit sportiv.
Arsim Abazi apo “Cima” siç njihet në komunitetin e futbollit së fundmi ishte selektor i Kombëtarës së Kosovës për grupmoshat U17. Kurse në kaluarën ka qenë trajner i FC Ferizaj dhe disa ekipeve tjera në Kosovë.” — ka shkruar ndër të tjera njoftimi i FC Ferizajit.
Ferizaji në stinorin 2022/23 u drejtua nga Arbnor Morina fillimisht, për të marrë pastaj drejtimin kroati Andrej Panadic. Mirëpo, pasi që u eliminuan në ndeshje playouti nga Liria, kroati u nda me ekipin. Ferizaji thuhet të jetë në bisedime me disa trajnerë për pozitën e shefit të shtabit teknik.◼️