Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOUIS VAN GAAL I NERVOZUAR ME MEDIAT

As 5 minuta në konferencë

As 5 minuta në konferencë


23 December, 2015 @18:23

Tekniku holandez, Louis Van Gaal, ka ndërprerë konferencën për shtyp të tij, të rregullt para ndeshjes së radhës ku Manchester United ndeshet me Stoke Cityn. 

Fiks 4 minuta e 58 sekonda ka zgjatur konferenca për shtyp, ndërsa Van Gaal ka pranuar tre pyetje duke shprehur zhgënjimin e thellë me mediat në ishull dhe u ka treguar se vetëm pse është obligim ka qenë sot prezent para gazetarëve. 

Para se të çohet nga karrika ai u ka uruar gazetarëve Krishtlindjet dhe ndoshta edhe Vitin e Ri.

“A ka dikush në këtë dhomë që ndjen se duhet të më kërkojë falje? A nuk e ndjen këtë askush? Kjo është ajo që më intereson?” ka thënë Van Gaal në pyetjen e parë të drejtuar ndaj tij kur u pyet lidhur me spekulimet për largimin e tij dhe komentet pozitive që i kishte bërë në drejtim të tij Arsene Wenger

Pyetja e dytë ishte, ”Çka kemi bërë ne gabim?”

“Mendoj se unë kam qenë i shkarkuar nga detyra… Në fakt u shkarkova. Ndërsa një koleg i imi ma kishte zënë veçse vendin. Mendoni se do të doja të isha ulur këtu? Të flas me ju? Jam këtu vetëm për shkak të rregullave të Premier League. Ju vetëm dëshironi të nxjerrni kontekstin nga ajo që them unë,” ka thënë holandezi 63 vjeç për të shtuar si në vijim. 

“Jam munduar që të ngris vetëbesimin e lojtarëve të mij. Kam bërë gjithçka këtë javë. Kam mbajtur takime. Kam ngritur moralin e skuadrës, kam mbajtur drekën e Krishtlindjeve me tërë ekipin. Kam mbajtur fjalim dhe kam ndier përkrahjen e çdonjërit në Carrington (kompleks stërvitor i Manchester Unitedit).” 

Pasoi pyetja e tretë: Ky është Manchester Unitedit dhe kur gjërat nuk shkojnë mirë dhe kur shikuesit këtë e kërkojnë, atëherë është e pamundur të mos spekulohet. A jeni i sigurt se jeni befasuar me spekulime? 

“Jo. Nuk mendoj se mund ta bëni këtë sepse kam pasur telefonata nga Sir Alex Ferguson, David Gill apo Ed Woodward, sepse po bëni diçka që nuk është mirë. Unë jam i fokusuar te Stoke City. Do t’i ndihmojë lojtarëve dhe do t’ju uroj Krishtlindjet e ndoshta edhe Vitin e Ri, kur t’ju shoh,” ka thënë trajneri i Manchester Unitedit duke e lënë konferencën për shtyp pa pranuar pyetjet tjera. 

Manchester United ka rreshtuar tre humbje me radhë. është eliminuar nga Liga e Kampionëve. Aktualisht është në pozitën e pestë të klasifikimit dhe ka 9 pikë më pak se lideri, Leicester City. 

Më shumë se renditja tabelare, ajo që po brengos te united është loja e ekipit që nuk po i pëlqen askujt dhe ka humbur aktrativitetin e dikurshëm. 

Sidoqoftë, Louis Van Gaal është e qartë se do të drejtojë edhe ndeshjen e radhës me Stoke Cityn, të shtunën. 


 
Të gjitha lajmet nga