PARA NDESHJES ASTON VILLA - WEST HAM UNITED

Foto: premierleague.com
Villa si United
23 December, 2015 @11:42
Trajneri kroat i West Ham Unitedit, Slaven Bilic, pret mysafirllëk të vështirë në fundjavë në përballjen që ekipi i tij e luan ndaj Aston Villës në Villa Park të Birminghamit.
”Çdo ndeshje është e vështirë në Premier League. Aston Villa është duke luftuar për çdo pikë në ndeshje dhe ata kanë paraqitje të mira në fushë,” ka thënë fillimisht kroati para ndeshjes të së shtunës.
“Ata po luftojnë për ‘jetë’ ndërsa ne besojmë që do të nxjerrim pikë atje. Nuk pres asgjë më lehtë sesa në ndeshjet ndaj Manchester United, Swansea e Stoke City,” ka thënë Bilic në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
West Ham është në pozitën e tetë të tabelës aktualisht, ndërsa Aston Villa e njëzeta, në pozitë të fundit, dhe ka trajnerin e ri Remi Garde, që u emërua disa xhiro më parë, pas largimit të Tim Sherwoodit.