ËNDRRA VAZHDON PËR SULMUESIN

Jamie Vardy duke festuar/ Foto: premierleague.com
E kërkojnë Chelsea dhe City
23 December, 2015 @9:45
Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, thuhet të jetë bërë kërkesë e Chelseat në krizë dhe e Manchester Cityt, që ka Sergio Agueron e lënduar.
The Daily Telegraph ka raportuar sot në faqet sportive të saja se Chelsea është më serioz sa i përket sulmuesit në fjalë, ndërsa City mund t’i konkurrojë në këtë aspekt.
Vardy 28 vjeç që vetëm 3 vite më parë ka qenë pjesë e Fleetwood Town, në ligën e pestë angleze, ka përjetuar ngritje të hatashme në karrierë, duke hyrë edhe në librat e historisë me rekordin e golave të njëpasnjëshëm në Premier League.
Anglezi i lindur në Sheffield vlerësohet 30 milionë funta aktualisht. Ai është lider i golashënuesve në Premier League të Anglisë me 15 gola të shënuara në 17 ndeshje.