PARA NDESHJES NDAJ SOUTHAMPTONIT

Foto: arsenalfc.com
Në rrugë të drejtë
23 December, 2015 @11:29
Arsenal të shtunën do të jetë mysfair i Southamptonit që nuk po mund të arrijë rezultate si stinorin e shkuar.
Me fitore ndaj Manchester Cityt në xhiron që e lëmë pas, Arsene Wenger ka qenë i lumtur, por nuk po e parashikon titullin ende për ekipin e tij, pasi që është heret, ka thënë ai sot në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Southamptonit.
”Është ende heret të thuhet se kush e fiton Premier Ligën. Jemi në gjysmë të rrugës,” ka thënë Wenger fillimisht.
“Futbolli është pragmatik. Askush s’mund t’i parashikojë ndeshjet. Ka qenë vit pozitiv ndërsa duket se jemi në rrugë të drejtë,” ka shtuar trajneri me përvojë më të madhe në Premier League, Arsene Wenger, para ndeshjes së fundjavës.
Arsenal është aktualisht në pozitë të dytë të klasifikimit në Premier League dhe ka vetëm dy pikë më pak se lideri Leicester City.