KONFERENCA E PARË E HIDDINKUT

REUTERS/Arkiv
S’dua transfere
23 December, 2015 @14:04
Strategu holandez Guus Hiddink është rikthyer në Chelsea dhe në konferencën e parë të tij për shtyp para mediave ka thënë se nuk mund t’i garantojë çdo lojë nga tre pikë askujt.
“Asnjë trajner/menaxher nuk mund të garantojë tre pikë në çdo ndeshje. Por ne duhet t’i tregojmë publikut se ekipi ka dëshirë që të pastrojë gabimet e bëra në muajt e fundit,” ka thënë ai.
Për më tepër, Hiddink nuk ka mohuar Didier Drogbën si ndihmës të tij në stafin e trajnerëve, por edhe ka shtuar se nuk do të shkojë direkt në transferime të lojtarëve.
“Drogba është një profesionist i përkryer. Ai është legjendë këtu dhe e vetmja gjë që pengon është se ai luan për Montrealin tani. Sa i përket transferimeve nuk do të veprojmë menjëherë, por do të zhvillojmë edhe nja 4-5 ndeshje e pastaj do të vendosim,” ka shtuar ndër të tjera Hiddink sot, shkruan faqja zyrtare e ekipit londinez.
Chelsea është kampion aktual i Anglisë dhe ka pasur një start katastrofal në rrugëtimin për mbrojtje titulli. Tashmë, kur kjo gjë duket larg, ata kanë shkarkuar Jose Mourinhon trajner dhe e kanë rikthyer në skuadër Hiddinkun, me të cilin dëshirojnë të kapin një vend që siguron Ligën e Kampionëve stinorin tjetër.