Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONYASPOR 1-0 FENERBAHÇE

As me dy lojtarë më shumë, Feneri i Muriqit s’arrin të fitojë

Foto: Konyaspor/fb

As me dy lojtarë më shumë, Feneri i Muriqit s’arrin të fitojë


14 March, 2020 @20:02

Fenerbahçe pas një performance të dobët, nuk ka arritur të shfrytëzojë as epërsinë numerike në fushë ndaj skuadrës që po lufton për mbijetesë, Konyaspor për të arritur rezultat pozitiv.

Vedat Muriqi ishte për 90min në fushë te verdhekaltërit, por s’ka arritur të rrezikojë portën e kundërshtarëve, të cilët përfunduan ndeshjen me 9 lojtarë, pasi që Nejc Skubic mori të verdhën e dytë në minutën e 67-të të ndeshjes, kurse Omer Sahiner në të 76-tën.

Goli i boshnjakut Rijad Bajic ia solli fitoren jashtëzakonisht të rëndësishme Konyasporit për fitore, që për momentin i nxjerr nga zona e rrezikshme 1-0 [Bajic 41].

Fenerbahçe tashmë gjashtë ndeshje radhazi në Superligë nuk ka shënuar fitore, që prej 25 janarit.


 
Të gjitha lajmet nga International