CHAMPIONS LEAGUE PLAY-OFF
Asistimi i Agollit shkruan historinë e Azerbejxhanit
23 August, 2017 @22:50
Përkundër humbjes me rezultat 2-1 sonte në Danimarkë, Qarabagu i Ansi Agollit ka arritur ta shkruaj historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Champions League. Deri më sot, asnjë ekip nga shteti i Azerbejxhanit nuk e ka arritur këtë sukses.
Fitorja 1-0 javën e kaluar në shtëpi bëri që kjo skuadër ta arrijë fazën grupore, ndërsa kundërshtarët e tij Qarabagu do t’i kuptojë në shortin që mbahet nesër me fillim nga ora 18:00.
Në takimin që u zhvillua sonte, Ansi Agolli ishte startues dhe luajti përgjatë gjithë ndeshjes, derisa goli vendimtar që e shënoi Qarabagu sonte, erdhi pikërisht nga asistimi i Agollit. Gjithashtu, për t’u përmendur është fakti që e gjithë skuadra e Qarabagut në total nuk e kalon shifrën e 10 milionë eurove, një arsye tjetër që e tregon sesa i madh është ky sukses për këtë klub.