Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMISIONI I GARAVE

Asnjë inicim pas xhiros së parë!

Asnjë inicim pas xhiros së parë!


17 August, 2022 @13:54

Federata e Futbollit të Kosovës, ka botuar njoftimin e Komisionit të Garave të FFK-së, pas xhiros së parë të zhvilluar në Superligë.

Dhe, siç pritej aty nuk u gjet asnjë material për inicim disiplinor për futbollistë ose ekipe nga KG-ja, kështu që xhiroja e parë e Superligës kaloi pa telashe në katër ndeshjet e saja të zhvilluara dhe një të shtyer, për shkak se Malisheva-Ballkani nuk u zhvillua me kërkesë të këtyre të fundit që marrin pjesë në gara evropiane.

“Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave nuk gjeti prova për inicim disiplinor,” ka shkruar njoftimi i KG-së së FFK-së nënshkruar nga Abdyl Bellopoja, kryetar i këtij Komisioni.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga