Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I MALISHEVËS

Ata më me përvojë, por dëshira triumfoi

Ata më me përvojë, por dëshira triumfoi


18 September, 2021 @18:25

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, në deklaratën e tij pas fitores së sotme ndaj Feronikelit ka thënë se ekipi i tij përkundër mungesës së përvojës në krahasim me kundërshtarin, ka treguar më shumë dëshirë për fitore, të cilën e ka arritur në fund.

Ai është shprehur të jetë jashtëzakonisht i kënaqur nga performaca që treguan lojtarët e tij sot, ndërsa ka vlerësuar që me rëndësi të madhe janë pikët.

“Skuadra e Feronikelit ka lojtarë me shumë përvojë në skuadër, por ne dolëm më të mirë në këtë ndeshje për shkak të dëshirës më të madhe për fitore. Ndeshja ishte e vështirë, por e rëndësishme është që arritëm të kapim tri pikët,” ka thënë ai pas ndeshjes.

Malisheva po vazhdon startin shumë të mirë në Superligë, derisa pas pesë xhirove ka dhjetë pikë të tubuara dhe gjendet në pjesë të epërmë të tabelës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga