GRUPI B

Atletico në 1/8 e finales, Milani jashtë garave evropiane
7 December, 2021 @22:55
Xhiroja e gjashtë e fazës grupore ishte shumë interesante në Grupin B, ku vendi i dytë ishte i mundshëm për të trija skuadrat tjera, me Liverpoolin që veçse e kishte siguruar vendin e parë.
Për vendin e dytë deri sonte luftuan Atletico i Madridit, Porto e Milani, e në fund vendit të dytë iu gëzua Atletico Madridi, që e mposhti 1-3 Porton falë golave të shënuar nga francezi Griezmann dhe argjentinasit Correa e De Paul në pjesën e dytë. Për Porton goli i nderit u shënua Oliveira nga pika e bardhë krejt në fund të ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, Liverpooli fitoi 1-2 ndaj Milanit në Itali, për ta lënë këtë të fundit në vendin e katërt dhe krejt jashtë garave evropiane.
Kështu, në 1/8 e finales së Champions Leagues nga ky grup kualifikohen Liverpooli (18 pikë) dhe Atletico (7 pikë), në Europa League shkon Porto (5 pikë), e në vendin e katërt e mbyllë grupin Milani (4 pikë).
Shorti për fazat knock-out të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do të mbahet javën e ardhshme, saktësisht më 13 dhjetor në Nyon të Zvicrës.