Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A

Atletico s’lejon befasi, ndal Salzburgun e Berishës

Atletico s’lejon befasi, ndal Salzburgun e Berishës


9 December, 2020 @23:25

Derisa Bayern Munchen kishte të konfirmuar jo vetëm kualifikimin por edhe lidershipin e grupit që nga xhiroja e parafundit, Hansi Flick me një 11-she të gjysmë forcës së bavarezëve të vërtetë mposhti Lokomotivën e Moskës 2-0 [Sule 63, Choupo-Moting 80].

Në përballjen tjetër të grupit Salzburgu austriak ku deri sonte shkëlqente Mërgim Berisha me golat e tij pati rast që me fitore të siguronte pranverën në Champions League, mirëpo nuk e arriti këtë.

E Atletico Madridi i Diego Simeones ka treguar se është arrë e fortë duke goditur dy herë Salzburgun për fitoren 0-2 [Hermoso 39, Carrasco 86] dhe sigurimin e kualifikimit tuje, duke mos lënë vend për befasi.

Mërgim Berisha luajti për 90 minuta te Salzburgu, ndërsa ekipi i tij shkon në Europa League. Lokomotiva eliminohet nga garat evropiane.

TABELA PËRFUNDIMTARE:

1. Bayern Munchen 16 pikë;
2. Atletico Madrid 9 pikë;
3. Salzburg 4 pikë;
4. Lokomotiv Moska 3 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League