Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETICO MADRID

Atletico vazhdon ta ndjek Barçën

REUTERS

Atletico vazhdon ta ndjek Barçën


31 October, 2013 @22:18

Dy sulmuesit në formë të Atletico Madridit, Diego Costa dhe David Villa kanë shënuar nga një gol sonte për t’ia dhënë fitoren e dhjetë ‘rojoblancove’ në La Liga. 

Viktimë e radhës për ekipin e Diego Simeones ka qenë Granada që u mposht sonte në terren të vetë nga fituesja e Kupës së Mbretit, Atletico Madrid. 

Diego Costa ka shënuar golin e tij të 12-të në La Liga derisa ish sulmuesi i Barcelonës dhe Valencias, Villa, të katërtin - të dy kanë shënuar sonte nga penalltia. 

Atletico vazhdon të mbetet konkurrenti kryesor deri më tani i Barcelonës për kreun e tabelës. Atletico ka vetëm një pikë më pak se Barcelona lidere. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga