ASIAN CUP
Australia kampion i Azisë
31 January, 2015 @12:55
Sulmuesi i ekipit belg Zulte Waregem, James Troisi, është shpallur hero i finales së Kupës së Azisë, që u zhvillua ndërmjet përfaqësueses së Australisë dhe asaj të Republikës Koreane.
Troisi e shënoi golin e fitores në vazhdime (105’) pasi koha e rregullt e ndeshjes kishte përfunduar me rezultat 1-1.
Australia ishte në epërsi që nga minuta e 45’ me golin e mesfushorit Massimo Loungo, derisa koreanët e barazuan rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes me anë të sulmuesit të Leverkusenit, Heung-Min Son.
Ky ishte titulli i parë në Kupën e Azisë për Australinë, prej se ky shtet bën gara në këtë kompeticion që nga viti 2007.