NIKÇI & SYLEJMANI
Nikçi dhe Sylejmani largohen nga Hannoveri
30 January, 2015 @19:36
Skuadra nga Bundesliga gjermane, Hannover, në gjysmën e dytë të këtij stinori nuk do ta ketë asnjë futbollistë shqiptarë në përbërjen e saj, pasi që drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i largojnë nga skuadra dyshen shqiptare, Adrian Nikçi dhe Valmir Sylejmani.
Nikçi, i cili në stinorin vjeshtor ishte i huazuar te skuadra zvicerane, Young Boys, është transferuar në Bundesliga 2, përkatësisht te skuadra e Nurnbergut, ndërsa i riu 18 vjeçar, Sylejmani, i cili nuk kishte fare hapësirë për të luajtur tek Hannoveri gjatë vjeshtës, deri në fund të këtij stinori do të jetë i huazuar te skuadra Union Berlin, ku luan edhe dyshja shqiptare, Eroll Zejnullahu dhe Bajram Nebihi.
Largimin e Nikçit dhe Sylejmanit e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e Hannoverit.