SULMUESI I CHELSEAT

Diego Costa suspendohet
30 January, 2015 @14:17
Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Diego Costa, është suspenduar për tre ndeshje moslojë në Premier League për shkak të sjelljeve të pahijshme të tij në ndeshje të Kupës me Liverpoolin.
Costa, edhepse nuk u pa duke i bërë gjestet e ashpëra ndaj futbollistëve të Liverpoolit, posaçërisht, ndaj Emre Can, u suspendua nga Federata, pasi që u shikua videoja e lojës.
Kështu, ai do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të ekipit të tij ndaj Manchester Cityt në fundjavë dhe dy ndeshjet tjera të radhës që i luan ekipi i tij.
Suspendimi i tij, ka qenë me efekt të menjëhershëm dhe i vlefshëm për të gjitha garat që organizohen nga Federata angleze.