LIRIA
BOROZANI/Erdis Driza
Qakalli kthehet nga lëndimi
29 January, 2015 @19:23
Pas lëndimit që e kishte pësuar në ndeshjen derbi të Ligës së Parë ndaj Gjilanit, qendërmbrojtësi i Lirisë, Eron Qakalli, është shëruar plotësisht dhe ka nisur stërvitjet me ekipin bardhezi nga Prizreni.
Njoftimin për kthimin e Qakallit e ka bërë faqja zyrtare e Lirisë, derisa vetë lojtari ka deklaruar se mezi pret fillimin e stinorit pranveror.
Liria ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e katërt të tabelës së klasifikimit dhe kërkon inkuadrimin në Superligë.
TABELA VJESHTORE E LIGËS SË PARË