Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAULANT XHAKA

Një ditë, përsëri së bashku me vëllaun

Një ditë, përsëri së bashku me vëllaun


28 January, 2015 @15:34

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në Facebook, ka zgjedhur futbollistin e kombëtares shqiptare dhe të skuadrës së Baselit, Taulant Xhakën, të cilit adhuruesit i kanë shtruar pyetje të ndryshme, derisa Taulanti është përgjigjur me sinqeritet.

Më poshtë mund t’i lexoni disa nga pyetjet për të cilat është përgjigjur 23 vjeçari.

- A mund ta përshkruash me një fjalë të vetëm, cila është gjëja më e rëndësishme për një lojtar që duhet ta ketë?

Taulant Xhaka: “Futbolli modern në ditët e sotme është shumë i fuqishëm, kështu që duhet të ketë aftësi fizike për të treguar performancë në nivel të lartë për 90 minuta.”

- Përshkruaje veten me një fjalë.

Taulant Xhaka: “Xhoker! Njeri praktik. Njeri qesharak.”

- Cilët janë dy futbollistët që mendon se janë më të mirët në të gjitha kohërat?

Taulant Xhaka: “Zinedine Zidane dhe Cafu. Zidane, sepse dihet për teknikën e tij të madhe dhe aftësitë e tij për ta ndryshuar ndeshjen. Cafu, sepse ai është mbrojtësi i krahut të djathtë më i mirë në histori.”

- Goli më i rëndësishëm që ke shënuar?

Taulant Xhaka: “Unë nuk shënojë shumë gola pasi që luaj në një rol defansiv, por goli më i paharruar i imi është kur shënova kundër skuadrës Thun në Ligën zvicerane. Ishte një goditje ambicioze nga rreth 20 metra.

- Cilët janë momentet më të mira me Baselin dhe Zvicrën? 

Taulant Xhaka: “Momentet më të mira me Baselin kanë qenë fitoret kundër Chelseat dhe Liverpoolit. Sidomos në Liverpool këtë stinor. Ka qenë e shkëlqyer pasi Anfield është një fushë e veçantë dhe atmosfera ka qenë mbreslënëse.

- Cili është hobi yt i preferuar kur nuk luan futboll?

Taulant Xhaka: “Pëlqej të kalojë kohën me familje kur i kam pranë, e shpesh edhe tek vëllau im në Gjermani. Më pëlqen gjithashtu të kalojë kohën me bashkëlojtarët dhe shokët e mi, duke luajtur pingpong, gjë që e dua. Pëlqej të shkojë në kinema dhe të relaksohem në përgjithësi.”

- Si ishte të luash në Anfield?

Taulant Xhaka: “Liverpooli ka tifoz të mrekullueshëm. Anfield gjithashtu është mahnitës. Atmosfera, ambienti, ‘Never Walk Alone’ para fishkëllimës së parë... këto janë momente të veçanta. Edhe nëse fitojnë apo humbin, tifozët janë gjithmonë pranë ekipit të tyre. Të luash kundër Steven Gerrardit ishte diçka e shkëlqyer.”

- A dëshiron të luash së bashku me vëllaun përsëri?

Taulant Xhaka: “Synimi im i fundit definitivisht është të luajë me vëllaun tim përsëri. Nuk e di kur dhe ku, në cilën skuadër. Sido që të jetë, do të ishte e shkëlqyer. Do të ishte fantastike nëse që të dy do të luanim për Baselin përsëri.”

- Cili është futbollisti më i mirë për momentin sipas teje?

Taulant Xhaka: “Lojtari më i mirë për tani është Cristiano Ronaldo sepse ai është duke shënuar mesatarisht dy gola për ndeshje. Ai është një futbollist i kompletuar.”

- Cilat janë gjërat që të pëlqejnë në Basel?

Taulant Xhaka: “Unë veçanërisht e pëlqej atmosferën në stadium. Njerëzit në klub, bashkëlojtarët, si dhe të gjithë përreth klubit. Këtu jemi si një familje e madhe. Ju mund të ndjeheni vetëm mirë derisa luani për Baselin.”


CR7

Dy ndeshje suspendim

La Liga

Dy ndeshje suspendim

28/01/15 @ 15:16

COPPA ITALIA

Inzaghi s’largohet, Milan eliminohet nga Lazio

Serie A

Inzaghi s’largohet, Milan eliminohet nga Lazio

28/01/15 @ 00:29

LEAGUE CUP

Chelsea arrin finalen

Premier League

Chelsea arrin finalen

28/01/15 @ 00:10

NICE

Mbrojte interesante nga gjuajtja e lirë

Ligue 1

Mbrojte interesante nga gjuajtja e lirë

27/01/15 @ 14:26

NAPOLI

Higuain vendos

Serie A

Higuain vendos

26/01/15 @ 23:03

DRIDHJE

Inzaghi duhet të fitojë nesër

Serie A

Inzaghi duhet të fitojë nesër

26/01/15 @ 22:42

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27


 
Të gjitha lajmet nga Champions League