NAPOLI

Higuain vendos
26 January, 2015 @23:03
Napoli ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur edhe Genoan pas Lazios. Argjentinasi, Gonzalo Higuain, që është edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, ka shënuar dy herë për fitoren e ekipit të Rafa Benitezit sonte, ndaj Genoas.
Higuain ka ngritur kuotën e golave në 12-të pas golave të sontme, ndërsa Napoli me fitoren e katërt brenda 5 xhirove të fundit ka treguar se do të luftojë deri në fund për një vend që i dërgon përsëri ata në Ligë të Kampionëve.