DRIDHJE

Inzaghi duhet të fitojë nesër
26 January, 2015 @22:42
Trajnerit të Milanit, Pippo Inzaghi, po i numërohen orët e fundit në detyrë. Atij si duket i është ultimatum që të fitojë ndeshjen e nesërme me Lazion, në kuadër të Kupës së Italisë, bën të ditur Goal.com sot.
Kryetari i klubit, Silvio Berlusconi, është tejet i pakënaqur me situatën në klub pasi që Milan ka arritur të fitojë vetëm një pikë nga 4 ndeshje këtë vit.
Përkundër se Inzaghi i ka muhabetet mirë me të gjithë futbollistët në dispozicion, kjo nuk është duke i interesuar më kryesisë së klubit, që ka biseduar veçse me Mauro Tassottin dhe Luciano Spallettin si mundësi për zëvendësimin e tij.