COPPA ITALIA

SS Lazio Official
Inzaghi s’largohet, Milan eliminohet nga Lazio
28 January, 2015 @0:29
Milan ka përfunduar shpresat se mund të sigurojë garat europiane nga Kupa e Italisë, pasi që u eliminua sonte nga Lazio në San Siro me rezultat 0-1.
Lucas Biglia shënoi penalltinë e pjesës së parë, derisa Lorik Cana u përjashtua pas dy kartonave të verdhë (minutat 40 dhe 45), për të lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në pjesë të dytë.
Porta e Lazios ka mbetur e paprekur gjatë gjithë ndeshjes, derisa atë për 90 minuta e mbrojti portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Trajneri i Milanit Filippo Inzaghi, përkundër se kishte një lloj ultimatumi nga drejtuesit e skuadrës për fitore sonte, ka marrë ovacione të mëdha përkrahëse nga Ultrasit në fillim të ndeshjes, të cilët kanë akuzuar shefin Adriano Galliani për stinorin katastrofal të Rossonerëve.
Pas ndeshjes, La Gazzetta dello Sport, ka raportuar se kryetari i Milanit, Silvio Berlusconi, i ka thënë Gallianit, që përkundër të gjithave - të vazhdohet stinori me Inzaghin.
Lazio, në gjysmëfinale të Kupës pret fituesin e përballjes Inter-Napoli.