VËLLAZNIMI

BOROZANI/Arkiv
Ka shpresë
29 January, 2015 @13:56
Ekipi i Vëllaznimit, që gjindet në krizë financiare, ka ende shpresa.
Kështu së paku ka njoftuar sot Radio Gjakova në faqen e saj zyrtare, ku ka cituar futbollistin gjakovar, Luigj Buqaj, që thotë se kryesia ka premtuar pagat për ekipin.
“Kryesia ka premtuar se do t’i kryejë obligimet ndaj nesh, pagesat e rrogave dhe premitë, deri në fillim të muajit shkurt. Unë jam optimist se Vëllaznimi gradualisht do të vihet në binarët e tij,” ka thënë ndër të tjera mesfushori i kuqezinjëve Buqaj, ka raportuar kjo faqe.
Vëllaznimi ka përfunduar vjeshtën në vend të tetë të tabelës së klasifikimit dhe është afër zonës së rrezikshme.
I udhëhequr nga Genc Hoxha, Vëllaznimi ka mbledhur 19 pikë në 16 xhirot e para të stinorit.