LUM REXHEPI

Rexhepi në kampionatin norvegjez
28 January, 2015 @16:05
Lillestrom, është skuadra e re e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Lum Rexhepit.
Qendërmbrojtësi 22 vjeçar është larguar nga ekipi finlandez, Honka, për të cilin luan që nga viti 2011, për t’iu bashkuar Lillestromit në kampionatin norvegjez.
Rexhepi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e tij të re, ndërsa gëzimin e tij për këtë transferim e ka shprehur edhe me anë të Instagramit, duke shkruar se e pret me padurim që të fillojë punën e tij të re.