SULMUESI ROMAK

Destro, zyrtarizohet nga Milan
30 January, 2015 @12:48
Sulmuesi i deridjeshëm i Romës, Mattia Destro, është zyrtarisht futbollist i Milanit, ka njoftuar sot zyrtarisht klubi Rossoner.
“Milan njofton se ka arritur marrëveshje me Romën për huazimin e lojtarit Mattia Destro, deri në fund të stinorit, me mundësi blerjeje,” ka shkruar faqja zyrtare e ekipit kuqezi nga Milano.
Sa i përket transferit që mund të ndodh, nuk ka asnjë zyrtarizim, ndërsa mediat italiane shkruajnë se Roma pritet të përfitojë rreth 17 milionë euro nga Milan nëse e shet në fund të stinorit Destron.
Ndërsa, për huazim deri në fund të stinorit, ekipi i udhëhequr nga Pippo Inzaghi ka paguar 700 mijë euro në arkën e ekipit nga kryeqyteti.
Destro 23 vjeç këtë stinor ka shënuar 5 herë në Serie A për Romën, derisa stinorin e kaluar ka shënuar 13 gola për ekipin romak.