Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRIA - MAQEDONIA VERIORE

Austria e nis me fitore historike, debutim jo i mirë për fqinjtë tanë

Austria e nis me fitore historike, debutim jo i mirë për fqinjtë tanë


13 June, 2021 @19:51

Austria e ka nisur me fitore kampionatin evropian EURO 2020, e cila është fitorja e parë historike për ta në një Kampionat Evropian.

Austriakët e mposhtën me rezultat 3-1 fqinjtë tanë të Maqedonisë Veriore, në debutimin e tyre historik në Evropian.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën 18’ nga mbrojtësi Stefan Lainer, i cili e kaloi Austrinë në epërsi.

Dhjetë minuta më vonë, maqedonasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet veteranit Goran Pandev, i cili e barazoi rezultatin në 1-1.

Në pjesën e dytë Austria gjeti përsëri rrugën e golin në minutën 78’ nëpërmjet Michael Gregoritsch, derisa në minutën 89’ Marko Arnautovic e vulosi rezultatin përfundimtar duke e dribluar portierin kundërshtar.

GRUPET NE EURO 2020

Te Maqedonia Veriore në këtë ndeshje u paraqitën pesë lojtarë shqiptarë. Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Enis Bardhi ishin titullarë, derisa Egzon Bejtullai u inkuadrua në pjesën e dytë. Rastin për të luajtur nuk e kishte Ferhan Hasani, i cili qëndroi në bankën rezerve përgjatë ndeshjes.

Maqedonia Veriore ndeshjen e radhës do ta luajë kundër Ukrainës, kurse Austria do të ketë punë më të vështirë përballë Holandës.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani