Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Kapiteni bën Ballkanin lider

Kapiteni bën Ballkanin lider


16 April, 2023 @17:13

Ballkani është përsëri në krye të Superligës. Ekipi kampion ka shfrytëzuar gabimin e Dritës në Klinë ndaj Dukagjinit dhe me fitoren e shënuar ndaj Drenicës sot në Bajram Aliu ka rimarrë kreun e renditjes tabelare.

Ka qenë kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc, që krosoi në zonë, ndërsa portieri i ri i Drenicës Altin Gjokaj në tentim për ta kontrolluar topin e krosuar e fut e devjion në rrjetë të vetë, që në fund del të jetë goli i fitores për suharekasit e drejtuar nga Ilir Daja. Drenica 0-1 Ballkani [Altin Gjokaj 30’ag.].

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Ballkani të dalë në krye të tabelës me 58 pikë, një më shumë sesa Drita pas 29 ndeshjeve të luajtura. Deri në fund të stinorit janë 36 xhiro. Drenica në anën tjetër me këtë mbetet shumë pas të tjerave në luftë për mbijetesë dhe siç po shihet me gjasë, kuqezinjtë për herë të parë do të bien nga Superliga!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga