Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL 2-1 WOLVES

Autogoli i sekondës së fundit, i sjell fitore Arsenalit

Autogoli i sekondës së fundit, i sjell fitore Arsenalit


24 February, 2022 @23:09

Arsenal i Mikel Artetës i është kthyer pozitës së pestë të renditjes tabelare në Premier Ligë sonte, pasi që në sekondat e fundit të ndeshjes fitoi 2-1 [Pepe 82, Sa 90+5ag. - Chan 10] ndaj një Wolvesi, si gjithnjë të rrezikshëm.

Përmbysja e madhe ka ndodhur në 15-minutëshin e fundit të ndeshjes (duke llogaritur edhe kohën shtesë) kur Arteta futi në lojë Nicolas Pepen, që shënoi vetëm 11 minuta pasi që zëvendësoi Gab Martinellin, ndërsa krejt në fund një goditje e Alex Lacazette devijohet nga portieri Jose Sa dhe i shkon në portë.

E madhe kjo fitore për Arsenalin, që i bën ata me tre fitore në tre ndeshjet e fundit të ligës, për t’i kthyer në formë para dueleve ndaj Watford e Leicester, pas së cilës presin luftëtarin në formë për titull - Liverpool!

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League