Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EL CLASICO E KUPËS

Autogoli vendos, Barcelona fiton duelin e parë

Autogoli vendos, Barcelona fiton duelin e parë


2 March, 2023 @23:04

Një autogol i Eder Militaos i dha fitoren Barcelonës ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Reyit, në Santiago Bernabeu sonte. Ka qenë Franck Kessie që shutoi, ndërsa Militao e futi në portë topin e dëbuar nga Thibaut Courtois.

Fitorja me rezultat minimal Real Madrid 0-1 Barcelona [Militao 26ag.] i jep avantazh të lehtë Barcelonës për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 5 prill në Camp Nou, ku edhe do të përcaktohet finalisti i Kupës spanjolle.

Barcelona pati edhe një rast tepër të mirë për ta bërë rezultatin 0-2, mirëpo Kessie mbeti i shokuar pasi që goditja e tij u bllokua nga bashkëlojtari i tij Ansu Fati! Përndryshe fitorja e Barcelonës bëhet edhe më e rëndësishme duke ditur që sonte në ekip kanë munguar treshja standarde ofanzive e ekipit, Pedri, Robert Lewandowski dhe Ousmane Dembele.

Real Madrid në anën tjetër, përkundër se insistoi për të gjetur golin në pjesë të dytë, nuk ka pasur asnjë shut drejt kornizës së portës së Barcelonës përgjatë gjithë ndeshjes, që e bën atë për herë të parë të mos arrijë shut në kornizë porte që prej vitit 2010 në një ndeshje si vendas.

Pasi që të përcakohet finalisti në Camp Nou më 5 prill, i kualifikuari nga El Clasicoja në finale do të luajë ndaj Osasunës ose Athletic Bilbaos.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar golin


 
Të gjitha lajmet nga La Liga