Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 1-0 DRITA

Autogoli vendos, Llapi largon “përfundimisht” Dritën nga lufta për titull

Autogoli vendos, Llapi largon “përfundimisht” Dritën nga lufta për titull


17 April, 2022 @16:09

Ka vendosur një gol dhe atë i hershëm, duelin derbi të ditës ku u takuan Llapi e Drita në Zahir Pajaziti të Podujevës.

Pas goditjes së Latif Amadu në minutën e 11 të ndeshjes, ka qenë mbrojtësi i Dritës Prince Balde që ka devijuar topin, por topi i devijuar ka përfunduar në portë të Faton Malokut dhe kështu Llapi ka fituar ndeshjen, për t’iu afruar Dritës në 5 pikëk në renditje, derisa e ka larguar thuajse krejt nga shpresat edhe të optimistëve më të mëdhenjë për titull.

TABELA AKTUALE

Nuk u vërejt ndonjë rast tjetër i madh në pjesë të parë, derisa në pjesë të dytë kryesisht me luftë në mes të fushës, Drita provonte të gjente Marko Simonovskin, por e kishte të vështirë karshi mbrojtjes së organizuar të llapjanëve sot, për përfundimtaren Llapi 1-0 Drita [Prince Balde 11ag.].

Kujtojmë, të dyja skuadrat janë edhe në garë për trofeun e Kupës, ku do të takohen në finalen e madhe.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga