SCHALKE
Avdijaj shënon përsëri
3 August, 2014 @19:58
Futbollisti i ri i Schalkes me origjinë shqiptare, Dionis Avdijaj, ka shënuar përsëri për ekipin e tij.
Ai sot ka shënuar golin e nderit të Schalkes në miqësore ndaj Newcastle United, ku Schalke është mposhtur 1-3.
Avdijaj është futur në lojë si zëvendësues dhe ka shënuar në minutën e fundit të takimit, derisa me 18 vjetët e tij është duke impresionuar gjithnjë e më shumë trajnerin e ekipit të parë të Schalkes, Jens Keller dhe pritet që të bëhet partner i Klas Jan Huntelaarit në ekip të parë këtë stinor.
Për mbrojtjen e Avdijajt, prej të cilit pritet shumë në të ardhmen, Schalke ka vendosur dëmshpërblim 41 milionë euro - nëse ndonjë ekip dëshiron ta merr që tani.