ILIR AZEMI

team2sportphoto
Azemi me dy gola në goleadë
4 May, 2014 @17:54
Ilir Azemi ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme ndërmjet Energie Cottbusit dhe Greuther Furthit në Bundesliga 2.
Sulmuesi shtatëlartë i përfaqësueses së Kosovës ka tundur portën kundërshtare dy herë, duke shënuar në minutat 44’ dhe 84’, në fitoren e thellë të skuadrës së tij, 0-6.
Me këto dy gola Azemi ka arritur në 13 gjithsej numrin e golave për këtë stinor, duke pasur vetëm dy gola më pak se kryesuesit në listën e golashënuesve në Bundesliga 2.
Përveç Azemit, në këtë ndeshje titullarë ishin edhe qendërmbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj për Greuther Furthin dhe Fanol Perdedaj për Energie Cottbusin.
Me këtë fitore Greuther Furthi tani ka 57 pikë, dy më pak se Paderborni i Alban Mehës që gjendet në pozitën e dytë, kurse Energie Cottbusi, i cili javë më parë i kishte humbur gjasat për mbijetesë, mbetet e fundosur në radhitjen tabelare me vetëm 25 pikë.
Video
Goli i parë i Ilir Azemit