ALBAN MEHA

Meha hap dyert e Bundesligës
4 May, 2014 @17:33
Alban Meha dhe skuadra e tij Paderborn janë vetëm një hap larg sigurimit të drejtpërdrejtë të një vendi në Bundesligë për stinorin e ardhshëm.
Paderborni ka shënuar fitore si mysafir me rezultat 0-2 ndaj Erzgebirge Aue, ndërsa goli i parë i ndeshjes u shënua nga vetë futbollisti shqiptar.
Meha realizoi golin e tij të dymbëdhjetë në këtë stinor në minutën e 35’, ndërsa goli i dytë në ndeshje u shënua nga Vucinovic në minutën 66’.
Me këtë fitore Paderborn vazhdon ta mbaj pozitën e dytë në tabelë me 59 pikë, pozitë kjo e cila siguron inkuadrim të drejpërdrejtë në Bundesliga 1, derisa Greuther Furth i Mërgim Mavrajt dhe Ilir Azemit që ka dy pikë më pak, vazhdon ndjekjen hap pas hapi nga pozita e tretë.
Video