ILIR AZEMI
Azemi përlotet gjatë ndeshjes në Beograd
17 October, 2014 @11:10
Sikurse të gjithë shqiptarët, edhe sulmuesin e Greuther Furthit dhe përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemin, e ka prekur thellë emocionalisht ndeshja Serbi - Shqipëri, të zhvilluar në Beograd.
Emocionet e tij, Azemi i ka shprehur nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, duke theksuar se edhe është përlotur dhe ka qarë kur i ka parë gjendjen e shokëve të tij.
“Gjatë momentit duke parë lojën, më rodhën lotët dhe kam qarë kur i kam parë shokët e mi në atë gjendje. Me gjithë zemër kam qenë me ta, edhe pse nuk kisha mundësi të isha në stadium. Ajo që ka ndodhur ka qenë e tmerrshme. Lojtarët e Kombëtares kanë shkuar për të luajtur futboll, ndërsa vendasit kanë sharë dhe kanë provokuar gjatë gjithë ndeshjes. Mendoj që fitorja duhet t’i takoj Shqipërisë me rezultat zyrtar 3:0,” ka shkruar Azemi.