REAGIMI I FSHF NDAJ FSS
Reagimi i FSHF-së, një paragraf!
16 October, 2014 @21:21
Derisa Federata e Futbollit të Serbisë ka reaguar dy herë, ku në rastin e dytë ka kërkuar nga UEFA që rezultati i ndeshjes të regjistrohet 3-0 në të mirë të Serbisë, ka ardhur një kundërpërgjigje me një paragraf nga FSHF-ja sot.
“Na vjen keq për deklaratën e djeshme të homologëve tanë të Federatës serbe. Formulimi dhe mesazhi që ai përcillte, i përngjante thirrjeve fyese që shoqëruan gjatë gjithë kohës qëndrimin e kombëtares në stadiumin “Partizani” të Beogradit. Ky tashmë është një mentalitet i vjetëruar që nuk ka lidhje me futbollin dhe bukurinë e lojës,” shkruhet në komplet reagimin e FSHF-së, që nuk ka pasur as ”ë” në këtë deklaratë që mund të shihni në faqen zyrtare të shtëpisë së futbollit shqiptar.
Serbët kanë kërkuar fitoren 3-0 për vete, kanë numëruar arsyet sipas tyre, në mes tjerash edhe mundësi akcioni terrorist ndaj shtetit serb, në komunikatën 5 faqëshe, me 24 paragrafë, 161 rreshta dhe 1228 fjali!