SERBI - SHQIPËRI
Emrat e Komisionit kontrollues që shqyrtojnë rastin
16 October, 2014 @20:43
Shefi i zyres së UEFA-së për Disciplinë dhe Integritet, Emilio Garcia, ka lëshuar shkresën ku ka bërë të ditur se është nisur hetimi për rastin Serbi-Shqipëri, sipas rregullores së UEFA-së.
Në Komisionin kontrollues Disciplinor të UEFA-së bëjnë pjesë: Tomas Partl (Austri), Jacques Antenen (Zvicër), Sandor Stock (Hungari), Thomas Hea (Andorrë), Jim Sjerne Hanse (Danimarkë), Hans Lorenz (Gjermani) Rudolf Repka (Çeki), James Shaw (Irlandë e Veriut) dhe Joel Wolff (Luksemburg).
Ndërsa Komisioni që do të merr vendim për fatin e ndeshjes së përfolur botërisht pas incidentit të ndodhur, do të përmbajë tre persona nga të lartëpërmendurit.
Ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre nga referi Mark Atkinson pasi që tifozët serb filluan gjuajtjen e flakadanëve tymosës në fushë të lojës dhe nga ai moment erdhi edhe fluturakja me banderolë ku shihej harta e Shqipërisë Etnike - për të mos vazhduar ndeshja asnjëherë.