MITROVICË
Goleada e Trepçës ‘89
16 October, 2014 @17:50
Ndeshja e fundit e xhiros së dhjetë në Superligë ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Istogut, përfundoi me fitoren e xehetarëve, pas një goleada prej shtatë golave.
Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e tretë, ndërsa në minutën 22’ Fatlum Gashi e barazoi rezultatin duke shënuar nga penalltia, për të shkuar skuadrat në pushim pranë rezultatit 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë, filloi edhe dominimi i mitrovicasve. Duke filluar me golin e Emin Baliqit në minutën 48’, Trepça ‘89 krijoi epërsi deri në 4-1 për vetë
15 minuta.
Mirëpo, megjithatë mysafirët arritën deri diku të këndellen duke e minimizuar disavantazhin me golat e Selim Bajramajt dhe Ardian Dervishajt, por kjo ishte e tëra nga ata që arritën të bëjnë deri në fund të takimit.
Me këtë fitore, ‘89-shi tani është vetëm një pikë larg liderit Hajvalisë, kurse Istogu mbetet me 14 pikë në pozitën e shtatë.
Javën e ardhshme Trepça ‘89 e luan derbin lokal ndaj Trepçës, e cila gjendet në krizë të rezultateve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.