FAKTE NGA NDESHJA
UEFA, shikoji edhe këto!
17 October, 2014 @9:40
Ndeshja e ndërprerë Serbi-Shqipëri, është në hetime. Mirëpo, sipas raportit të UEFA-së, pikat që do të hetohen në këtë ndeshje sa i përket organizatorit serb, që ka pasur lëshime të mëdha, shihet se janë harruar shumica.
Me këtë njoftim, pas rishikimit të ndeshjes dhe të botuar në Toskana News të Italisë, t’i tregojmë UEFA-së se çka bëri organizatori deri te paraqitja e banderolës, që bëri serbët të dalin nga vetja, minutë pas minute.
12’40’’ - Andi Lila bie në fushë, pasi që goditet nga një top i kundërshtarit në fytyrë. Në stadium dëgjohet një shpërthim i madh i petardës.
14’29’’ - Për herë të parë në stadium lëshohet tymi nga tifozët serb.
24’33’’ - Tifozët serb ngrisin flamurin e Greqisë për t’i irrituar lojtarët dhe të pranishmit e delegacionit shqipëtar në ndeshje.
35’11’ - Ansi Agolli afrohet për të shutuar kornerin. Bomba tymuese hidhen përreth tij, derisa një mjet plasës bën që referi të ndërprejë ndeshjen për disa sekonda. Danko Lazovic dhe Aleksandar Kolarov, tentojnë t’i qetësojnë tifozët e tyre. Pas 40 sekondave loja rifillon, derisa folësi në stadium bën thirrje për moshedhjen e gjërave të forta në fushë.
40’45’’ - Një shishe hidhet në drejtim të sulmuesit Bekim Balaj.
40’58’’ - Tifozët serb kërkojnë pushtimin e fushës, hasin në reagim të policisë dhe fillon përleshja tifozëri - sigurim - polici në shkallët e stadiumit.
41’09’’ - Hidhen edhe disa fishekzjarre në fushë.
41’13’’ - Në fushë arrin edhe një mjet tymosës. Gjyqtari anglez, Mark Atkinson, tregon me gisht kah fishekzjarret dhe tymi, duke pezulluar ndeshjen.
41’16’’ - Gjyqtari Atkinson thërret sigurimin anti zjarr për të larguar fishekzjarret nga terreni i lojës.
41’57’’ - Tani më tifozët serbë pa kontrollë gjuajnë gjithçka në fushë. Intensifikohen hudhjet minutë pas minute.
Të gjitha këto para shfaqjes së fluturakes me banderolë. Asnjëra nga këto s’u morr parasysh nga UEFA-ja?!
Në artikull janë edhe fotografitë e nxjerra dhe të shenjëzuara mirë - që tregojnë qartë për atë që ndodhi në stadiumin e Partizanin dhe çka iu bë kombëtares shqiptare aty.
E UEFA-ja, heton Shqipërinë për mosvazhdim loje!!!