MUNCHEN

Badstuber, mbyll stinorin
23 April, 2015 @21:09
Bayern Munchen ka pësuar edhe një goditje para pjesës përfundimtare të stinorit 2014/15. Ekipi bavarez ka bërë të ditur pak më parë se edhe mbrojtësi Holger Badstuber është lënduar në muskul dhe do t’i duhet që të pushojë për katër muaj deri sa të kthehet në fushë.
Ky nuk është lëndimi i parë për futbollistin 26 vjeçar gjerman, pasi që ai ka munguar 600 ditë brenda viteve 2012-2014 dhe tani më mund të rrezikojë edhe këtë vit deri në fund.