KUPA E KOSOVËS

Trepça’89 eliminon Gjilanin
23 April, 2015 @15:42
Trepça’89 ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në Gjilan sot ndaj ekipit të Gjilanit, që për herë të parë u drejtuar nga trajneri i ri, Sadullah Ajeti.
Pas pjesës së parë të ekuilibruar, mitrovicasit kanë ndezur motorët në pjesë të dytë të takimit dhe përmes golave të Diar Mustafës dhe Berat Hysenit kanë shënuar fitore për tu bërë pjesë e katërshes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Trepça’89, që drejtohet aktualisht nga Afrim Tovërlani, ka kapur një seri të mirë të ndeshjeve në pranverë dhe tanimë synon edhe Kupën e Kosovës.
Në gjysmëfinale, Trepça’89 do të mësojë kundërshtarin përmes shortit, ku kundërshtarë mund ta ketë: Ferronikelin, Drenicën ose Besën.